Historia e dashurisë së Beatrix dhe Donald që lindi brenda shtëpisë së Big Brother VIP vazhdon të jetë shumë e komentuar. Kjo çështje është diskutuar edhe nga banorët dhe Beatrix tha se i ka pyetur të gjithë për Donaldin dhe të gjithë kanë qenë të qartë se ai ishte “single”.

Beatrix: I kam pyetur të gjithë një nga një se si mendojnë dhe të gjithë kanë qenë të qartë se ishte single.

Donald: Ajo është personale, unë me veten time jam i qartë. I di gjërat e mia dhe nuk bëhem pishman asgjë. Këto i di vetëm unë dhe ndoshta shumë pak njerëz jashtë dhe me veten time jam i qetë.

Iliri: Nuk kishe pse të ishe i turbulluar.
Donald: Me veten time, jo me mënyrën e bërjes së gjërave. Ndjenjat e mia për cështjet e mia personale. Unë siç i bëj gjërat, i bëj siç i dua. Për mesazhet e tjera është përgjegjësia ime. E kam thënë para 3 javësh që jam single dhe duhet videomesazhi. Nuk kam marrë videomesazh e asgjë.



