Pak ditë më parë "Big Brother" lajmëroi se do të ndalohet lëvizja e çdo mjeti fluturues (dron) mbi shtëpi dhe se ishin instaluar pajisjet e specializuara që do të ndalonin fluturimin e këtyre mjeteve.

Megjithatë edhe pas këtij njoftimi surprizat nga qielli kanë vazhduar.

Sot kanë qenë Einxhel dhe Dagz që kanë marrë një surprizë. Fansat i surprizuan me një balonë në të cilën shkruhej një dedikim shumë i ëmbël.

“Einxhel je forca jonë, Dagz të duam. Jeni më të mirët”, shkruhej në banderolë.

Kujtojmë që dy ditë më parë edhe Antonela u surpriza nga familjarët.

Sabiani, Donaldi gjithashtu janë ndër banorët që kanë marrë mesazhe nga qielli.


