Një pyetje që Ardiola i bëri Kristit ka ngjallur diskutime në "Love Story Talk". Ardiola vuri në dyshim orientimin seksual të Kristit duke e pyetur nëse ka pëlqim edhe për meshkujt. Kristi iu kthye duke i thënë se ajo po merr hak pasi ai nuk ka shfaqur asnjë pëlqim për të.

Pjesë nga debati:
Ardiola: Duke qenë se unë për Kristin nuk kam asnjë lloj interesi, as Kristi për mua, mund të jemi shok që këtej e tutje, po të bëj një pyetje në formë shoqërore dhe nuk ta bëj për të të mërzitur, por është një pyetje që ngacmon gjithë publikun dhe mua më vijnë mesazhe në Instagram çdo ditë. Dua ta di vërtet dhe besoj edhe shumë nga vajzat duan ta dinë. Je i interesuar vetëm për femrat apo pëlqen edhe meshkujt?
Kristi: Waw sa pyetje e bukur! Waw! E si mendon ti?
Ardiola: Nuk e di...
Kristi: Se më duket kjo pyetja ka një burim tjetër.

Ardiola: Jo mua më shqetëson se edhe publiku e thotë në komente...
Kristi: Edhe mua më shqetëson shumë, jashtë mase, çdo ditë e mendoj këtë, e di pse? Se më vjen çudi që burimi i kësaj pyetjeje është diçka tjetër. Fakti që nuk kam treguar asnjë lloj interesi ndaj teje, ti ke parë sikur...
Ardiola: Jo nuk ke treguar, por as unë nuk kam treguar...
Kristi: Jo, ti ke treguar, më ke çuar mesazhe, jo po do bëj nesër këtë, atë...

Ndërhyn Zhaklina: Ç'është kjo pyetje kështu, s'më pëlqen fare që e pyet për orientimin seksual.
Ardiola: Thjesht dua ta di, jam kurioze, jo vetëm unë, por të gjitha vajzat.
Zhaklina: Nuk ka asgjë të keqe të jesh biseksual, por mënyra si ti e solle këtu
Ardiola: E kemi diskutuar me vajzat dhe kemi qenë të shqetësuara
Zhaklina: Po të shqetësuara për ça? Se nuk e kuptoj

Kristi: Ishte me konotacion për të më nxjerrë keq ngaqë s'kam interes për të.
Ndërhyn dhe Xhensila: Pyetjen e formuloi gabim, por ishte nga të gjitha vajzat si diskutim, këtu qëndro. Thjesht Ardiola mori guximin.
Zhaklina: Pse jeni të shqetësuara ju?
Kristi: Se nuk ndjejnë interes nga ana ime dhe mundohen të ma kthejnë kështu.




