Ditën e sotme u mbajt mbledhja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, ku mjekja Najada Çomo tha se në spitale është rritur numri i të rinjve të infektuar me Covid, që kanë nevojë për kujdes mjekësor.
Ajo u bëri thirrje për vaksinim qytetarëve, teksa kujtoi fjalët e një 30-vjeçari që ka ndërruar jetë pas infektimit me Covid-19.
“Dua ta mbyll me fjalën e Klevisit. Para se të ndërronte jetë më tha sa keq që nuk u vaksinova. Le të jetë ky një apel që të gjithë ata që nuk janë vaksinuar t’ drejtohen qendrave shëndetësore e të marrin dozat anti Covid”, u shpreh mjekja.
