Nga Shqipëria / E Enjte 23 Dhjetor 2021, 14:02

Skandali me pagat/ Rama: Jam gati të shkoj në Prokurori

Në një komunikatë për mediat kryeministri Edi Rama foli për skandalin e djeshëm, ku në Whatsapp u shpërnda një listë e personave të punësuar në sektorin privat dhe publik, shoqëruar me kartat e tyre të identitetit, pozicionin e punës dhe rrogën.

Rama u shpreh i gatshëm që të shkojë në Prokurori për të dhënë versionin e tij të asaj që ka ndodhur. 

“Unë e kam një opinion shumë të qartë, nëse prokuroria ka dëshirë ta dëgjojë opinionin tim, jam gati t’ia them, nuk e them publikisht se nuk dua të bëj politikë. Unë e kam shumë të qartë se përse mund t’ju duhen pagat atyre që kanë hedhur në treg databazën e patronazhistëve. Është një farsë e orkestruar nga ata që i kanë përdorur këto të dhëna për veten e tyre dhe ua kanë hedhur patronazhistëve për t’i akuzuar”, tha kryeministri.