Nga Shqipëria / E Enjte 23 Dhjetor 2021, 10:10

Omicron vjen në Shqipëri, Komiteti i Ekspertëve merr vendimin për masat: Nata e ndërrimit të viteve nuk...

Varianti Omicron i Koronavirusit ka mbërritur dhe në Shqipëri, ku janë konfirmuar dy rastet e para. Nisur nga kjo dhe nga fakti që jemi në prag festash, lind pyetja, çfarë do të ndodhë me masat anti-Covid?

Sot në mbledhjen e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli tha se për momentin do të mbeten në fuqi masat që janë. Ajo shtoi se ora policore do të jetë e njëjtë, pra deri në 23:00, me përjashtim të natës së ndërrimit të viteve, kur nuk do të ketë orë policore. 

"Të nderuar qytetarë analiza sugjeron që niveli i masave është i përshtatshëm për ta kontrolluar këtë situatë. Pra për momentin do të mbeten në fuqi masat që kemi. Jemi në prag të ndërrimit të viteve. Sivjet rreth 50% e popullsisë është e vaksinuar, por kjo nuk është e mjaftueshme, prandaj duhet të tregohemi të përgjegjshëm. Ora policore do vazhdojë të mbetet e njëjtë, pra 23:00, me përjashtim të natës së ndërrimit të viteve", deklaroi Rakacolli.