Nga Shqipëria / E Enjte 23 Dhjetor 2021, 10:10

Varianti Omicron i Koronavirusit vjen në Shqipëri, konfirmohen dy rastet e para

Këtë të enjte është mbajtur mbledhja e Komitetit Teknik të Ekspertëve. Kryetarja Mira Rakacolli ka deklaruar se varianti Omicron i Koronavirusit ka mbërritur dhe në Shqipëri.

Dyshimi për prezencën e tij në vendin tonë shtë konfirmuar pas analizave të kryera në Gjermani. Deri tani janë identifikuar dy raste.

“Siç jeni në dijeni prej disa javësh në botë po qarkullon virusi Omicron, variant tjetër i virusit Sars Cov-2.Komiteti bën me dije se është konfirmuar dyshimi i specialistëve për praninë e variantit Omicron edhe në Shqipëri me përgjigjen e ardhur nga laboratori i referencës në Shqipëri”, është shprehur Rakacolli ndër të tjera.