Nga Shqipëria / E Enjte 23 Dhjetor 2021, 09:09

'Ishe dashnore dhe more një plak', Rudina Dembacaj i kthehet ndjekëses

Moderatorja dhe aktorja Rudina Dembacaj nuk ua ka përtuar kurrë një përgjigje ndjekësve, siç ka bërë dhe së fundmi. Ajo ka publikuar në rrjete sociale një foto me syze, krahas së cilës ka shkruar “Më mirë një “qorre” se 10 dashnore”.

Ky përshkrim ka nxitur komentet e ndjekësve, një prej të cilëve i ka komentuar: “Po ti ke qenë dashnorja e dikujt ke qenë dhe more një plak”.

Rudina e ka marrë me shumë sportivitet komentin në fjalë dhe i është kthyer: “Po mi nonë, po. Më qafsh hallin”.