Nga Shqipëria / E Enjte 23 Dhjetor 2021, 09:09

Dj Dagz thumbon Beniadën: Nuk do dilja kurrë me dikë që pozon nudo

Banorët e “Big Brother VIP” kanë diskutuar së fundmi tema nga më të ndryshmet, duke nisur nga varësia ndaj pornografisë(Lexo këtu) e deri te pozimi lakuriq në foto.

Arbri, i njohur si Dj Dagz, është shprehur se nuk do dilte kurrë me një femër që pozon nudo. Kjo është parë si thumb për Beniadën, pasi modelja ka realizuar disa sete të tilla.

“Unë i thash edhe Einxhel nëse e ke bërë një herë s’ka problem por nëse ti je një tip që pozon nudo mua nuk më pëlqen.Kurrë në jetë nuk do të dilja me një femër që pozon nudo”, është shprehur Dagz.