Nga Shqipëria / E Mërkurë 22 Dhjetor 2021, 22:10

Publikimi i listës me rrogat e shqiptarëve/ Eksperti: Është cënuar siguria kombëtare

Një skandal ndodhi ditën e sotme me të dhënat personale të qytetarëve shqiptarë. Në Whatsapp u shpërnda një listë e qytetarëve të punësuar në sektorin privat dhe publik, shoqëruar me kartat e tyre të identitetit, pozicionin e punës dhe rrogën.

Inxhinieri elektronik Besmir Semanaj ishte i ftuar këtë mbrëmje në Open, ku tha se kjo ngjarje përbën një kërcënim për sigurinë kombëtare.

“Duke qenë se dhe punoj në këtë fushë, dua të them se me këtë ngjarje është cënuar siguria kombëtare, dalja e të dhënave si ID personale, nipte etj, bashkimi i këtyre të dhënave i bëjnë gjëmën shtetit jo thjesht individit, se në listë ke dhe persona të rëndësishëm .

Minimalja është vjedhja e identitetit ku mund të hapë llogari bankare offshore përshembull. IT e ISKSH varet nga AKSH, që është institucioni përgjegjës për këtë se ai ka akses në këto të dhënat. Tani kemi ose hakerim të jashtëm ose të brendshëm por në të dyja rastet shteti ka ceduar se nuk i ka mbrojtur të dhënat.
Nesër është shumë vonë për të nisur hetim, po flasim për teknologji se serverat mund të zëvendësohen. Duhet të merrej një grup i jashtëm për hetim për këtë gjë, se kur të shkojë prokuroria nuk do gjejë asgjë, prandaj them është cënuar siguria kombëtare.

Një qytetar rrezikohet që ka vjedhja e identetitit sepse mund të bëhen shumë gjëra, mund të hapin llogari etj etj, mund të kryhen krime në emrin tënd dhe nuk e di fare personi. Shteti shqiptar është bërë han pa porta. AKSHI ka një super buxhet dhe shiko se çfarë ndodh”, u shpreh ai në Top Channel.