Nga Shqipëria / E Mërkurë 22 Dhjetor 2021, 16:04

'Nuk dua të flas', Xhoni shpërthen në lot

Xhoni i ka rrëfyer me lot në sy Kleonës historinë e trishtë të humbjes nga jeta të të atit. Ka qenë ky rrëfim që ka bërë që edhe Xhoni të hapë zemrën dhe të tregojë çastin e vështirë kur ka marrë vesh që babai i tij ishte ndarë nga jeta. Mirëpo, në spektakël fronisti zgjodhi që në takimin e ardhshëm t’i jepte një mundësi tjetër Anxhin. Ka qenë kjo situatë që është komentuar në studion e “Talk Love Story”, ndërsa Xhoni është mërzitur shumë dhe ka qarë.

Anxhi: Mendoj se ne i kemi fokusuar takimet tona në anën e bukur të dashurisë, pse nuk kemi folur, kjo nuk do të thotë se ai nuk do të jetë mbështetje për mua dhe unë për të.

Eni Shehu: Kleonës ia hape zemrën, pse?

Xhoni: Nuk dua të flas…

Eni Shehu: Ti e pe shumë të prekur Xhonin në atë rrëfim…

Anxhi: Sigurisht që po, janë tema që çdonjeri do të prekej. Te dhoma e kuqe kam thënë se jam ndjerë dhe pak xheloze dhe kështu që nuk mund të them se është kaq e lehtë.

Eni Shehu: I ke shprehur emocionet e tua Xhonit në lidhje me këtë situatë?

Anxhi: Në lidhje me këtë situatë, jo, nuk kemi folur.