Nga Shqipëria / E Mërkurë 22 Dhjetor 2021, 15:03

Atdheu me dorën kapur me një vajzë, por në sfond kënga e Donaldit dedikuar Borës

Atdheu ka qenë së fundmi në vëmendje të mediave për jetën e tij private dhe ish konkurrenti i “Përputhen” vazhdon t’i bëjë ndjekësit lëmsh me postimet e tij.

Pak ditë më parë u përfol se Atdheu dhe Efi kishin nisur një romancë pasi dyshja u panë bashkë në kryeqytet ndërsa sot ai duket se i ka hedhur poshtë këto aludime duke postuar video duke i kapur dorën një vajze.

Pas këtij postimi, Atdheu ka habitur me videon e rradhës ku shfaqet duke dëgjuar këngën “Toxic love”, që është dedikim nga Donaldi për Borën.

Se ç’po ndodh, mbetet të na e zbulojë Atdheu.