Për 10 javë rresht seriali H.O.T na ka mbërthyer para ekranit me ngjarje dinamike, për të qeshur e për të qarë, por sezonit të parë i ka ardhur fundi. Këtë të diel do të transmetohet në TV Klan episodi 10 i serialit, një episod që të gjithë po e presim me padurim pasi jeta e personazheve është në një pikë kulminante.

Dani është në burg ndërsa Amanda në një gjendje të rënduar psikologjike tenton vetëvrasjen.
Se ç’do ndodhë me të mbetet ta shohim këtë të diel, por xing.al ju zbulon se serialit i është bashkuar edhe bashkëshorti i aktores, Besnik Krapi.

Mbetet të presim edhe pak për të parë Jonidën e Besnikun bashkë në serial.

Theksojmë që ky do të jetë episodi i fundit i këtij sezoni dhe xhirimet për sezonin e dytë kanë nisur. H.O.T vjen me skenariste Klaudia Brahimajn, regjisor Bjordi Mezinin dhe producentë Ermal Mamaqin e Dritan Huqin.
