Nga Shqipëria / E Martë 21 Dhjetor 2021, 22:10

Zarf i zi në BB: Dënohen vajzat e shtëpisë

Një zarf i zi ka mbërritur në shtëpinë e Big Brother mbrëmjen e sotme me një lajm aspak të mirë për disa prej tyre.

Kamerat në shtëpi kanë kapur jo pak momente kur disa nga banorët kanë folur me shenja me njëri tjetrin, me zë të ulët apo edhe kanë dërguar letër si në rastin e Sarës.

Kështu Arjola, Antonela, Monika, Einxhel, Big Mama dhe Sara duke qenë se janë parë të thyejnë këto rregulla do të shkojnë në nominim direkt si dënim.