Nga Shqipëria / E Martë 21 Dhjetor 2021, 16:04

Sondazh/ Cili personazh i 'H.O.T' ju pëlqen më shumë?

“H.O.T”, me producentë Ermal Mamaqin e Dritan Huqin dhe autorë Klaudia Brahimajn dhe Bjordi Mezinin i ka sjellë një frymë të re kinematografisë shqiptare duke rrëmbyer zemrat e teleshikuesve që në seritë e tij të para.

Madje "H.O.T" theu rekord me episodin e parë, i cili sot numëron mbi 900 mijë shikime, duke u bërë seriali i parë që merr kaq shumë klikime në vetëm 2 javë.

Personazhet e serialit tashmë i njohin të gjithë e madje batutat e tyre kemi filluar t'i përdorim dhe në jetën e përditshme. Prandaj Xing.al vendosi që përmes një sondazhi të zbulojë cili personazh ju ka pëlqyer më shumë. Votoni më poshtë.

Poll