Në familjen e këngëtares së njohur shqiptare, Shkurte Gashi ka festë. Bekimi i saj dhe bashkëshortit Albertit, vogëlushi Mali feston 1-vjetorin e lindjes.

Me këtë rast nuk ka munguar një urim special nga Shkurte dhe një foto familjare.

Artistja shkruan se ardhja në jetë e të birit ishte një gëzim dhe emocion i madh për të gjithë familjen.

“Mali ynë sot feston ditëlindjen e parë! Dashuria jonë u kurorëzua me Malin e bukur! Ndjenja më e mirë që e përjetuam në jetë ishte data 21/12/2020, kjo datë që na dha epitetin prindër. Ardhja e Malit në jetë ishte emocion dhe gëzim për gjithë familjen tonë. Mal mrekullia jonë në 1-vjetorin tënd urojmë që jeta jote të jetë një përrallë e bukur, ne do të jemi gjithmonë përkrah teje, deri në frymën e fundit! Gëzuar shëndet e shumë fat për ty. Të duam shumë”, ka shkruar Shkurtja.



