Pak ditë më parë në rrjet u bë virale një video e modeles shqiptare, Jehona Dreshaj, motra e Afërditës. Ajo ra pre e një kamere të fshehtë, ku u pyet “Si quhesh dhe nga je?”.

“Quhem Jehona dhe jam nga Detroit”, u përgjigj Jehona, përgjigjja e së cilës u pa si mohim i origjinës shqiptare. (Lexo këtu)

Së fundmi, nisur nga komentet negative që ka marrë modelja, një ndjekës i ka dalë në krah duke shkruar “Ai nuk e pyeti për nacionalitetin, e pyeti nga je, çfarë qyteti dhe ajo u përgjigj perfekt”.
Ky koment është pëlqyer nga Jehona, e cila ka replikuar emojin e një duartrokitjeje.




