Nga Shqipëria / E Hënë 20 Dhjetor 2021, 22:10

Beatrixi kërkoi të dilte nga shtëpia, por a do e ndiqte Donadi? Aktori e ka një përgjigje

Mbrëmjen e djeshme Beatrix Ramosaj kërkoi mes lotësh të dilte nga “Big Brother VIP”. “Nuk mundem dot më. Unë e di se si bëhem dhe nuk dua të qëndroj më këtu. Dua të shkoj në shtëpi”, u shpreh ajo.

Sot gjendja e saj është qetësuar, por banorët janë bërë kuriozë të dinë se çfarë do bënte Donaldi po t’i largohej e dashura. “A del edhe ti pas Trixës?”, e ka pyetur Antonela aktorin.

“Po normal”, është përgjigjur Donaldi prerë.