Nga Shqipëria / E Hënë 20 Dhjetor 2021, 20:08

'S'kam më nerva', Efi përplaset keq me Brunon

Efi dhe Bruno janë përplasur këtë të Hënë në studion e “Përputhen”. Kjo pas akuzave të Samiut në Prime, ku tha se Efi është e lidhur jashtë.

Kjo nuk është pritur mirë nga Bruno dhe këtë e ka lënë të kuptohet sot:

Pjesë nga biseda mes tyre:

Bruno: I tha hapur në mes të sallës që ti ke marrëdhënie jashtë.

Efi: Shumë mirë kjo është diçka që e sqaroj unë me të. 

Bruno: Si?

Efi: Edhe atë ‘sin-në’ ti avash. Avash me atë lloj mënyre se si komunikon. Se s’kam më nerva të të shpjegohem ty se sa vdekje e kam mënyrën se si flet edhe drejtohesh.

Bruno: Hera e parë edhe e fundit. Nuk po flisja me ty po flisja me Arjanin.

Efi: Ça është ky lloj komunikimi që ke ti, sa herë duhet të ta them këtë gjë?

Mikela: Po më duket një deja-vu ky Bruno tani.

Efi: Po fiks edhe mua. Keni pasur shumë të drejtë.