Sara dhe Pajtimi, i njohur si DJ PM u afruan shumë me njëri-tjetrin gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP” dhe marrëdhënia e tyre duket se po shkonte mirë derisa të premten ai u largua nga shtëpia më e famshme.

Sara i tregoi Antonelës, se i ka shkruar një letër Pajtimit dhe ia ka futur në valixhe.

Letra ka mbërritur tek Pajtimi, i cili e ka publikuar në Instastory: “PM të kam zemër. Do të më mungojnë puthjet e tua me pështymë, se i thosha unë atij të mos më puth me pështymë. Faleminderit për çdo gjë që më dhurove këtu brenda”.





