Nga Shqipëria / E Diel 19 Dhjetor 2021, 23:11

Ndërron jetë babai i Albanit dhe Dr. Florit, Turi prek me fjalët

Babai i Dr. Florit dhe Alban Kondit, Muhamet Kondi ka ndërruar jetë. Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur Turjan Hysko. 

“Xhaxhi Met atje te pret Florani qe e doje e te ngjante aq shume! Per te gjithe ne do mbetesh doktori i madh ne familjen Kondi!  Nje burre fisnik, i mencur, pozitiv, me librat e tu te pafundem, muziken klasike dhe vreshtat fiks si te kishe ardhur nga nje tjeter epoke! Lamtumire shahisti qe nuk e mposhta asnje here!

P.s Sa here me pyesin, ore po Doktor Flori dhe Albani ku e gjeten talentin dhe miresine, u them: Mjafton te njihni baben e vet”, shkruan ai.

I ndjeri Muhamet ishte mjek kardiolog dhe në disa raste të rralla, e kemi parë në media teksa flet e jep mesazhe sensibilizimi pas vdekjes së të birit, Dr. Flori.