Nga Shqipëria / E Diel 19 Dhjetor 2021, 21:09

Beatrix kërkon mes lotësh të largohet nga shtëpia: Nuk e përballoj dot më

Beatrix ka kërkuar mbrëmjen e sotme të largohet nga shtëpia e “BBV”. Prej ditësh ajo është rezultuar të jetë në një gjendje të rënduar emocionale. Ditën e sotme ajo nuk ka mundur të vazhdojë më këtë eksperiencë duke kërkuar kështu ndërprerjen e saj.

“Nuk mundem dot më. Unë e di se si bëhem dhe nuk dua të qëndroj më këtu. Dua të shkoj në shtëpi”, tha ajo mes lotësh dhe emocionesh.

Donaldi, Antonela dhe banorët të tjerë u përpoqën ta qetësonin por mbetet për tu parë nëse gjendja e saj shëndetësore do të stabilizohet.