Bora Zemani ka qenë në vëmendje të mediave rozë javët e fundit, për shkak të lidhjes së Donaldit me Beatrixën brenda "Big Brother", por moderatorja pavarësisht të gjithave ka vazhduar normalisht me prezantimin e "Përputhen" dhe me postimet në rrjete sociale.

Mirëpo foto që ka postuar sot ka marrë më shumë vëmendje se të tjerat sepse Bora shfaqet duke pozuar me të ëmën.

“Me opinionisten e jetes sime”, ka shkruar Bora, krah fotos së realizuar para xhirimeve të "Përputhen Prime".





