Nga Shqipëria / E Diel 19 Dhjetor 2021, 16:04

Mevlani rikthehet si konkurrent në 'Përputhen' dhe Olsa ka dicka për t'i thënë

Pas Ana Lleshit, një tjetër ish-konkurrent i “Përputhen” do të rikthehet në program. Bëhet fjalë për Mevlan Shabën, i cili do tentojë sërish të gjejë dashurinë në ekran.


Lajmin e ka bërë të ditur autorja Olsa Muhameti, me anë të një videoje në rrjete sociale. Mevlani ka firmosur kontratën dhe tani është zyrtarisht pjesë e “Përputhen”.


“Shpresoj ta gjesh atë gocën se na e ke sjellë në majë të hundës”, është shprehur Olsa mes të tjerash në video.