Në spektaklin e të premtes Iliri u shpreh se në "Big Brother VIP" duhet të kishte më shumë artistë, teksa shtoi se sipas tij, Sara, Einxhel dhe Antonela janë kot brenda shtëpisë.

Kjo deklaratë nuk u prit mirë nga vajzat. Gjatë një bisede të bërë së fundmi, Sara ka thënë se nuk di asgjë për Ilirin, madje shoqëria e saj as nuk e njeh.
“Shumica e shoqërisë sime thanë ç'do Ilir Shaqiri aty brenda, leje që shumica nuk e njihnin fare duke menduar se ai është një këngëtar.Njerëzit të thonin më mirë që po fusim këtu brenda brezin e ri sesa një brez më të vjetër ”, është shprehur ajo.

Ndërkohë Einxhel ka shtuar "Nuk ka lidhje për brezin por ai ishte një figurë që nuk e njihnin”.




