Nga Shqipëria / E Diel 19 Dhjetor 2021, 12:12

Sonte episodi 9 i serialit ‘HOT’, ja ku mund ta ndiqni edhe online

Sonte në orën 20:05 në Tv Klan do të transmetohet episodi 9 i serialit “HOT”, ku ngjarjet janë në pikën kulminante. Dani ndodhet në burg së bashku me 3 Llaqet.

Nga ana tjetër, Amanda ka zbuluar se ai ende dashuron Norën dhe e përjeton shumë keq këtë situatë. 

Alketa dhe Aleksi përfundojnë në shtrat bashkë. Cili do të jetë plani i tyre i rradhës? Po Dani a do të mund të dalë nga burgu? 

Këto dhe akoma më shumë do t'i zbulojmë sonte në orën 20:05 në TV Klan. “HOT” mund të ndiqet dhe online. Mjafton të shkarkoni aplikacionin “Klani im”. 

"H.O.T" vjen me skenariste Klaudia Brahimajn, regjisor Bjordi Mezinin dhe producentë Ermal Mamaqin e Dritan Huqin.