Nga Shqipëria / E Diel 19 Dhjetor 2021, 10:10

Si rrallëherë, Sara Hoxha fotografohet në momente intime me Ledion Liçon

Sara Hoxha dhe Ledion Liço janë shumë të rezervuar rreth jetës private, e sidomos Ledioni, i cili është shkëputur prej kohësh si nga ekrani, ashtu dhe nga rrjetet sociale. Mirëpo, vetëm së fundmi, Sara nuk e ka kursyer një pozë të ëmbël pranë bashkëshortit.

Ajo ka publikuar në rrjete sociale një foto në momente intime, ku ajo dhe Ledioni shfaqen duke u puthur. "Dashuria ime", ka shkruar Sara krahas fotos së ëmbël. 

Kujtojmë se dyshja kanë tre vite të martuar dhe janë prindër të dy fëmijëve, London dhe Roman.