Mbrëmjen e djeshme në “Big Brother VIP” u dëgjua kënga e re e Sabianit, e titulluar “Tradhtare”. Iliri nuk i mbajti dot lotët teksa dëgjoi zërin e shokut të tij të ngushtë.(Lexo këtu)

Videoja e këtij momenti është shpërndarë në faqen zyrtare të “Big Brother VIP” dhe të gjithë vëmendjen e ka marrë një koment nga vajza e balerinit, Emily.

“Babi do të doja të të përqafoja fort”, ka shkruar ajo, shoqëruar me emoji të përlotur.





