Nga Shqipëria / E Shtunë 18 Dhjetor 2021, 23:11

Njihuni me Rrushen, konkurrentja e parë nga Kosova në ‘Përputhen’

Këtë mbrëmje një vajzë nga Kosova u bë pjesë e “Përputhen”. Ajo quhet Rrushe Zyba dhe është 24 vjeç. 

"Jam volejbolliste e Prishtinës, punoj dhe me modelizëm kur kam kohë të lirë", shtoi Rrushja gjatë prezantimit të saj.

Vajza tërhoqi vëmendjen e djemve në studio me pamjen fizike dhe mori komplimente të shumta. Kujtojmë se ajo është konkurrentja e parë nga Kosova në "Përputhen".