Në puntatën e sotme të “Përputhen Prime” Alesia u shpreh se e ka marrë malli të dëgjoj zërin e nënës, e cila i ka ndërruar jetë.

Kjo deklaratë e saj i preku të gjithë në studio, e sidomos Florjanën, e cila shpërtheu në lot. Ajo tregoi se i ka të dy prindërit memecë dhe nuk i ka dëgjuar kurrë të flasin.

"Unë e kuptoj shumë mirë Alesian se kam mamin e babin që janë memeca dhe nuk flasin. Kur tha Alesia që më ka marrë malli të dëgjoj zërin e mamit, unë kam 25 vite që nuk e dëgjoj. Është dicka që më prek shumë dhe familja është shumë e rëndësishme, por kur tha Alesia që më ka marrë malli të dëgjoj zërin e mamit, m'u këput shpirti se nuk e kam dëgjuar njëherë zërin e saj dhe e di shumë mirë se sa e dhimbshme mund të jetë", u shpreh Florjana mes lotësh.





