Nga Shqipëria / E Shtunë 18 Dhjetor 2021, 21:09

Dj PM dhe Dj Dagz u eliminuan, Dafina Zeqiri i kthehet kundër ‘Big Brother VIP’

Mbrëmjen e djeshme Dj PM dhe Dj Dagz u eliminuan nga “Big Brother VIP”, por ky i fundit u rikthye sërish pasi për ta u hap një televotim.

Në rrjete sociale ka pasur reagime të shumta për eliminimin e tyre, mes tyre dhe nga këngëtarja Dafina Zeqiri. Ajo i është kthyer kundër 'Big Brother VIP', duke vënë në dyshim vërtetësinë e këtij reality show, sepse sipas saj Dj PM dhe Dj Dagz janë të preferuarit e publikut. 

Ajo ka publikuar një foto të dyshes, krahas së cilës ka shkruar “Big Brother nuk është qejf pa ju! Njerëzit më të dashur për publikun dolën? Gjepura!”.