Mbrëmjen e sotme në "Përputhen Prime" një vajze e re do t'i bashkohet programit. Për herë të parë, bëhet fjalë për një vajzë nga Kosova.

Lajmi është bërë i ditur nga autorja Olsa Muhameti, me anë të një postimi në rrjete sociale. “Më në fund në “Përputhen” vjen një vajzë nga Kosova”, ka shkruar Olsa.

Ajo nuk ka zbuluar detaje të tjera rreth konkurrentes, por do i zbulojmë këtë mbrëmje.



