Aleksia Peleshi ishte sot e ftuar në emisionin "Goca dhe Gra" ku foli për lidhjen e saj me Romeon (Lexo këtu), por dha dhe një koment për lidhjen e Donaldit me Beatrixin.

Ajo tha se Donaldin e konsideron familje dhe dëshiron ta shikojë të lumtur. Sipas Aleksias, Donaldi është një person që bën shumë për të tjerët dhe tani është rradha e tij të marrë atë që meriton.

"Shiko, në radhë të parë unë Donaldin e kam konsideruar gjithmonë familje dhe dua që të jetë i lumtur. Ai është person që bën shumë për të tjerët dhe meriton që të marrë në këmbim atë që jep. Por ndjenjat janë të pakuptueshme; vijnë, ikin papritur dhe shpeshherë na bën që të lëndojmë dikë tjetër apo të thyejmë premtime”, u shpreh ajo.





