Nga Shqipëria / E Shtunë 18 Dhjetor 2021, 16:04

Einxhel tregoi historinë e dhimbshme, Fjoralba dhe Argjira shpërthejnë në lot (Foto)

Mbrëmjen e djeshme Einxhel Shkira hapi zemrën duke treguar një histori tejet të dhimbshme për nënën e saj. E ëma ka thyer legenin në një aksident të viteve më parë dhe sot ka një protezë, e cila i ka ndryshuar jetën.

Mes lotësh, moderatorja shtoi se ajo vuan dhe nga probleme të tjera shëndetësore, si sëmundja e Parkinsonit. Rrëfimi i saj përloti të gjithë banorët, opinionistët, madje dhe vetë Arbana Osmanin.(Lexo këtu)

Ndërkohë dy mikeshat e ngushta të Einxhelit, Fjoralba Ponari dhe Argjira Spanca kanë qarë bashkë me të. Fjoralba ka publikuar sot në rrjete sociale një bisedë mes saj dhe Argjirës, ku shihet se vajzat kanë shpërthyer në lot.

“Lotët uj uj uj. Lotët për ty uj uj uj Einxhel! Argjira, si je me shikimin sot?”, ka shkruar moderatorja krahas bisedës.