Nga Shqipëria / E Shtunë 18 Dhjetor 2021, 14:02

Do festonin 1-vjetorin e martesës, bashkëshorti i Hueydës prek me fjalët

Thierry, bashkëshorti i Hueyda El Saied ka bërë një postim tejet prekës me rastin e përvjetorit të martesës së tyre. Në profilin e artistes, Thierry ka publikuar një kolazh me foto me momentet më të bukura nga ceremonia martesore duke shprehur dashurinë që ka për të.

“Hueyda dashuria ime, faleminderit që je gjithmonë në zemrat tona. Sot është një ditë speciale, ne festojmë përvjetorin e parë të martesës. Kështu që gëzuar ylli jonë, na mungon thellësisht shumë, por kemi një zemër të madhe për ty. Të duam shumë dashuria ime. Gabriel dhe Thierry”, shkruan ai.

Hueyda ndërroi jetë me 23 Nëntor pas një beteje me kancerin e gjirit. Pas humbjes së saj, Thierry u shpreh se ndihej i lumtur që Hueyda i kishte dhënë dhuratën më të bukur, Gabrielin. Ai i bëri dhe një premtim se do ta mbajë Gabrielin pranë vetes gjithmonë.