Këngëtarja Big Mama, e cila aktualisht është banore e "Big Brother" ka ndarë me banorët e tjerë një moment shumë të hidhur nga jeta e saj.
Big Mama tregoi se vite më parë ishte mbytur në liqenin e Strugës, së bashku me një mik të saj. E prekur këngëtarja tregoi se atë e kthyen në jetë me elektroshok ndërsa shoku i saj fatkeqësisht ndërroi jetë.

Big Mama: Ju e dini se unë jam mbytur me shokun. Shoku im ka ndërruar jetë ndërsa mua më kanë kthyer me elektroshok. Ndoshta ka 9 vite në liqenin e Strugës. Më fobi se unë nuk e ka njeri, ta shohësh vdekjen me sy, se ai nuk ka ditur not. Ai është shok.

Big Mama ka realizuar edhe një këngë dedikuar shokut të saj, që ka disa vite e publikuar.
