Nga Shqipëria / E Shtunë 18 Dhjetor 2021, 10:10

Arbri rikthehet në shtëpinë e 'Big Brother', Einxhel e lumtur

Të eleminuarit e mbrëmjes së djeshme ishin Pajtimi dhe Arbri. Ata kanë konkuruar brenda shtëpisë si një banor i vetëm. Për këtë arsye pas eleminimit të tyre u hap një televotim vetëm për të rikthyer njërin nga banorët.

Bazuar në votat e tyre ai që rikthehet në shtëpi për të nisur lojën e tij i vetëm është pikërisht Arbri.

Pas shumë minutash hezitim dhe këshillim nga Pajtimi, ai vendosi që ta nisë këtë eksperiencë.

Einxhel u shpreh shumë e lumtur për rikthimin e tij.