Sport / E Diel 29 Tetor 2017, 18:06

Golat më të bukur të Kombëtares Shqiptare të Futbollit

Futbolli është sporti më i dashur në glob, por gjërat marrin vlerë të veçantë kur në fushë nuk është një skuadër çfarëdo, por kombëtarja e vendit tënd. E jona na ka dhënë shumë zhgënjime ndër vite, por edhe shumë momente të jashtëzakonshme krenarie. Padiskutim, kualifikimi në Europianin e fundit ishte një nga këto raste.

Falenderojmë çdo lojtar që ka dhënë kontributin e tij që nga fillimi i historisë së kombëtares tonë e deri më sot, por si gjithmonë vëmendja mbetet tek golat dhe si rrjedhim kemi veçuar ato që në kujtesën tonë janë disa nga golat më të bukur të kombëtares. Sigurisht ka edhe shumë gola të tjerë, por në pamundësi për të gjetur pamjet e regjistruara të tyre, i kemi lënë jashtë listës. Nëse juve ju kujtohen gola të tjerë të bukur ndër vite, ju lutemi na shkruani në komente në mënyrë që të bëjmë dhe një përmbledhje tjetër të golave më të bukur ndër vite.

Erjon Bogdani / Shqipëri - Qipro (3-1)

Alban Meha / Shqipëri - Malta (2-0)

Bekim Balaj / Portugali - Shqipëri (0-1)

Hamdi Salihi / Norvegji - Shqipëri (0-1)

Igli Tare / Germany - Shqipëri (4-3)

Genc Tomorri / Germany - Shqipëri (2-1)

Bedri Omuri / Poloni - Shqipëri (2-2) 

Mëposhtë do të gjeni dhe listën e golashënuesve më të mirë në historinë e kombëtares:

Erjon Bogdani 18 Gola
Alban Bushi 14 Gola
Ervin Skela 13 Gola
Altin Rraklli 11 Gola
Hamdi Salihi 11 Gola
Sokol Kushta 10 Gola
Igli Tare 10 Gola
Adrian Aliaj 8 Gola
Bledar Kola 6 Gola
Klodiuan Duro 6 Gola
Edmond Kapllani 6 Gola