Dj Pm dhe Dj Dagz kanë qenë më pak të votuarit duke humbur kështu mundësinë për të fituar çmimin e madh të "Big Brother". Pasi Arbana komunikoi emrat e tyre si të eliminuar, Sara dhe Einxhel shpërthyen në lot.

Banorët përqafuan dy artistët teksa momenti më emocionues ishte kur ata u takuan me dy vajzat që kanë qëndruar më pranë.

"Të dua shumë", i tha Pajtimi Sarës ndërsa Einxhel dhe Arbri u përqafuan mes lotësh.







