Nga Shqipëria / E Premte 17 Dhjetor 2021, 23:11

Sara çift me Pajtimin, i ati futet në ‘Big Brother’ dhe ja ç’i thotë

Këtë mbrëmje në “Big Brother VIP”, Sara u surprizua nga i ati i saj. Takimi i tyre ishte aq emocionues, sa përloti jo vetëm Sarën, por të gjithë banorët dhe opinionistët.

Sara e përqafoi me mall të atin dhe e pyeti se si i është dukur brenda shtëpisë dhe se si e ka pritur raportin e saj me Pajtimin. I ati i tha se e kupton shumë mirë, pasi e di çfarë vajze ka rritur.

Sarah: Si dukem?

Babai: Yll.

Sarah: Po këtu brenda?

Babai: Cfarë të them? Nuk e prisja që do të ishe kaq mirë. Ti je shpirti im, je zemra ime.

Sarah: Sa më ka marrë malli. E di që do jesh mërzitur.

Babai: Pse?

Sarah: Se di, e mendoja që mund të mërziteshe për të gjithë situata këtu dhe për marrëdhënien me PM dhe kisha më shumë merakun tënd se e di mirë që mami më kupton.

Babai: E pse unë nuk të kuptoj?

Sarah: Se ti je babi.

Babai: Ti ke qejf me marr miratimin?

Sarah: Bravo. Kam parë dhe në ëndërr e kur të dilja nga këtu, si do të reagoje.

Babai: Shpirti im, unë e di çfarë kam rritur. Unë kur të kam thënë jo, e kam pasur frikën nëse do e përballoje dot, por sot jam shumë i kënaqur që ke hyrë këtu. Nuk ke pse qan. Je e veçantë. Unë jam krenar që kam rritur një fëmijë të tillë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)