Nga Shqipëria / E Premte 17 Dhjetor 2021, 22:10

'Je kot këtu', Antonela kapet me Ilirin: Të të vijë turp, jam krenare që vij nga 'Përputhen'

Sonte në spektaklin e “Big Brother VIP”, Iliri është shprehur se disa banorë janë kot brenda shtëpisë. Ai foli me emra, duke përmendur Einxhelin, Sarën dhe Antonelën.

Kjo sigurisht nxiti reagime nga vajzat, e sidomos nga Antonela. Ajo tha se ndihet krenare që vjen nga “Përputhen” dhe se nuk është lutur që të bëhet pjesë e “Big Brother VIP”, por e kanë ftuar sepse e meriton. Antonela shtoi se Ilirit duhet t’i vijë turp për deklaratën e tij.

Donald: Kush janë?

Iliri: Duhet të të jap llogari ty?

Donald: Jo thuaja publikut.

Iliri: E di unë si ia them publikut. Kanë qenë disa që nuk janë, këtu janë Einxheli, Sara, Antonela deri në njëfarë pike…

Antonela: A i ndërrove fjalët brenda 5 minutash? Është shumë çdo herë që thuhet se nuk e meritoj vendin këtu.

Iliri: Nuk mendoj se je nga ato bloger që meriton të jesh këtu për karakterin që ke.

Sara: Pse çfarë duhet të bëjë?

Iliri: Tjera ke thënë në dhomën e rrëfimit, tjera thua këtu.

Antonela: Unë mendoj që je tipik njeri falso sepse ditën e parë ke dalë para të gjithëve duke i thënë turp të vijë që e paragjykoni. Këto m'i thua sot javën e katërt.

Iliri: Për mua kot që je këtu. Është mendimi im.

Antonela: Sa herë që më përmendet që kam ardhur nga një emision do jua them që jam krenare se nga ku vij se falë Për’puthen e Top Channel jam këtu ku jam. Dhe nuk do të guxoni ta thoni më këtë gjë. Nëse jam këtu, e meritoj. Nuk jam lutur për t'u futur këtu.

Iliri: Duhet të kishte më shumë artistë.

Einxhel: Balerin je, nuk je kritik arti.