Nga Shqipëria / E Premte 17 Dhjetor 2021, 20:08

Përplasen keq në ‘Përputhen’/ Mikela i shkon në fytyrë, Erioni e shtyn me nerva

Në puntatën e sotme të “Përputhen” u transmetua takimi i Mikelës me Erionin, ku nuk munguan përplasjet e ashpra. Dyshja iu drejtuan njëri-tjetrit me tone të larta, aq sa në një moment Mikela i shkoi Erionit në fytyrë.

Kjo nuk u prit aspak mirë nga konkurrenti, i cili e shtyu me dorë. Shkak i debatit të tyre u bënë djemtë e tjerë të programit si Bruno dhe Bledi.

Pjesë nga debati

Mikela: Mua mos ma ngri zërin.

Erioni: Hera e parë që më çohesh mua kështu, a more vesh? Hera e parë dhe e fundit!   

Mikela: Çohem dhe pikë, po të pëlqeu!

Erioni: Unë kaq po të them! Hera e parë dhe e fundit!

Mikela: Burrnia e thekur këtu...

Erioni: Do të dalësh mirë para kamerave.

Mikela: Jo fare. Zërin mos ma ço mua! Zërin mos ma ço mua!

Erioni: Ashtu kurrë mos m'u ço!

Mikela: Do cohem more, do cohem. Kështu jam unë! Po të pëlqeu, këto nerva kam.

Erioni: Ec moj nervat e tua!

Mikela: Ja kjo është Mikela që shpërthen.

Erioni: Po shpërthe sa të duash.

Mikela: E lëmë takimin këtu po do.

Erioni: E lëmë si të duash, se mua nuk më çohet njeri para fytyrës, jo ti po askush.

Mikela: Unë me këto sjelljet e tua nuk vazhdoj më! E ke marr veten shumë për lart! T'u afrova para fytyrës e të afrohem prapë...urdhëro! (Mikela afrohet)

(Erioni e shtyn) Ik andej

Mikela: Mos më prek mua me dorë! 

Erioni: Mëso të sillesh se nuk je këtu me Brunon.

Mikela: Kush je ti që më jep urdhra? As ai që më ka pjellë nuk më thotë kështu. Kur afrohem me të puth shkrihesh fare.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Faqja e vetme zyrtare (@perputhen_tch)