Nga Shqipëria / E Premte 17 Dhjetor 2021, 18:06

E fundit/ 2 viktima dhe ja sa raste të reja me Koronavirus u shënuan në 24 orë

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 2278 testime dhe janë konfirmuar 296 raste të reja me Koronavirus. Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon:

91 në Tiranë, nga 21 qytetarë në Fier, Vlorë, 18 në Durrës, 14 në Elbasan, 13 në Korçë, 11 në Lushnje, 8 në Berat, nga 7 qytetarë në Sarandë, Mallakastër, nga 6 qytetarë në Shkodër, Dimal, nga 5 qytetarë në Përmet, Divjakë, Kamëz, Lezhë, nga 4 qytetarë në Dibër, Gjirokastër, Tepelenë, nga 3 qytetarë në Tropojë, Kurbin, Kavajë, Himarë, nga 2 qytetarë në Gramsh, Belsh, Skrapar, Kuçovë, Devoll, Pogradec, Memaliaj, Rrogozhinë, Vorë, Kukës, nga 1 qytetar në Malësi e Madhe, Mirditë, Shijak, Patos, Delvinë, Konispol, Kolonjë, Peqin, Librazhd.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 128 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar. Në të gjithë vendin janë 5366 pacientë aktivë me COVID19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 402 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 196,700 që nga fillimi i epidemisë.

“Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 2 humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Tirana 78 vjeç, një qytetar nga Lushnja 81 vjeç.