Donaldi vërtet ka qenë në vëmendje të mediave kohët e fundit për historinë me Borën e Beatrixën, por edhe vëllai i tij binjak, Romeo nuk mbetet pas.

Romeo prej kohësh është përfolur për një lidhje me Aleksia Peleshin e së fundmi u komentua shumë për deklaratën që bëri gjatë një puntate të "Big Brother VIP" duke i shprehur pëlqimin Beniadës.

Nuk mbaron me kaq sepse mediat sot i janë rikthyer historisë së tij me Jonidën.

Shkak është bërë një xhaketë, me të cilën Jonida është shfaqur së fundmi. Të njëjtën ka veshur dhe Donaldi pak kohë më parë.

Mund të jetë thjesht një rastësi që të dy të kenë të njëjtën xhaketë apo Romeo ia ka dhuruar Jonidës? Nuk e dimë! Mbetet ta zbulojnë ata të dy.




