E diela është shumë pranë dhe me siguri jeni kuriozë ç'do ndiqni në episodin e ri të "H.O.T", në një kohë kur ngjarjet janë në pikën kulminante.
Në episodin 8 Dani u arrestua dhe në trailerin e episodit 9 shohim se ai së bashku me 3 Llaqet ndodhet në burg.
Amanda nga ana tjetër pasi mësoi se Dani ende dashuron Norën, përjeton shumë keq këtë periudhë teksa i ati i gjendet pranë.
Alketa dhe Aleksi përfundojnë në shtrat bashkë. Cili do të jetë plani i tyre i rradhës?
Po Dani a do të mund të dalë nga burgu?
Na mbetet ta shohim të dielën ora 20:05 në TV Klan dhe live në aplikacionin Klani Im.
"H.O.T" vjen me skenariste Klaudia Brahimajn dhe producent Ermal Mamaqin e Dritan Huqin.
