Ditën e djeshme Noizy u shoqëruarnga forcat e rendit në komisariat në pikën kufitare në Vërmicë. Ai është lënë i lirë më tej gjatë ditës dhe Revista Who ka zbuluar arsyen e arrestimit të reperit.

“Arsyeja ka qenë për çështjen e vjetër të ngatërresës në një nga hotelet e Prishtinës. Një gjobë e papaguar për të cilën as nuk jam lajmëruar, as informuar, as nuk isha në dijeni. Zero lajmërim”, është shprehur reperi.

Kujtojmë se në 2016-ën, Noizy pati një sherr në parkingun e një hoteli në Prishtinë. Asokohe lajmi bëri bujë në media rozë pasi grupi OTR dhe BabaStars u përfshinë. Noizy madje kishte mbetur i plagosur në këmbë. Më vonë të dy grupet i lanë pas mëritë.


