Prej disa ditësh është përfolur se Dua Lipa dhe i dashuri i saj amerikan, Anwar Hadid i kanë dhënë fund lidhjes së tyre 3-vjeçare e mesa duket lajmi është i vërtetë.

Burime për "Ok Magazine" tregojnë se arsyeja e ndarjes së çiftit ka qenë distanca.

"Të udhëtosh kaq shumë dhe të jesh larg partnerit është e vështirë. Marrëdhënia e tyre po kalon një krizë”, tha një burim pranë tyre për The sun.

Anwar pas ndarjes kuptohet se gjithçka nuk është mirë për të, pasi postoi në rrjete sociale se të gjithë duhet të jetojnë momentin dhe të jenë mirënjohës për atë që kanë.








