Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë shënuar 301 raste të reja me COVID nga 2396 testime të kryera në total. Ndërkohë kanë ndërruar jetë 4 pacientë, konkretisht një qytetar nga Tirana 67 vjeç, një qytetar nga Divjaka 78 vjeç, një qytetar nga Berati 84 vjeç, një qytetar nga Durrësi 85 vjeç.
Janë 5474 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 125 pacientë, nga të cilët 11 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 463 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 196,298 që nga fillimi i epidemisë.
Rastet pozitive janë identifikuar në këto bashki: 101 në Tiranë, nga 20 qytetarë në Fier, Vlorë, nga 14 qytetarë në Durrës, Lushnje, 11 në Elbasan, 10 në Berat, 9 në Gjirokastër, nga 8 qytetarë në Kamëz, Kavajë, Mallakastër, Sarandë, 7 në Vorë, nga 6 qytetarë në Përmet, Tepelenë, nga 5 qytetarë në Selenicë, Krujë, nga 4 qytetarë në Tropojë, Dibër, nga 3 qytetarë në Dimal, Korçë, Shkodër, nga 2 qytetarë në Mirditë, Kurbin, Shijak, Mat, Gramsh, nga 1 qytetar në Skrapar, Devoll, Pogradec, Memaliaj, Këlcyrë, Finiq, Divjakë, Patos, Roskovec, Lezhë, Has, Kukës, Pukë, Vau i Dejës.
“Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë te? lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë për të gjithë qytetarët +18 vjeç që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë. Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127”, apelon MSH.
