Ermal Mamaqi do të mbajë trajnimin e tij të rradhës në datat 18-19 Dhjetor. Trajnimi i quajtur “Mendo-Ndrysho-Fito” do të mbahet në Tiranë te "Kristal Center".

Përgjatë këtij eventi dy ditor, pjesëmarrësit do zbulojnë sekretet e suksesit, të tilla si: Si të fokusohesh në pozitivitet; si të përcaktosh qëllimet, si të marrësh veprim dhe si tërheqësh pranë vetes njerëzit e duhur.

"Përjeto emocione, ndjesi, rritje, përmirësim, të qeshura, të qara dhe merr vlera që do ta çojnë jetën tënde në një nivel më të lartë!
Ti meriton të jesh në majë të suksesit!", ka shkruar Ermali në një postim në Instagram, ku njofton se vendet janë të limituara.
Për t’u bërë pjesë e këtij trajnimi mund të rezervoni vendin tuaj duke klikuar në linkun e mëposhtëm:




