Nga Shqipëria / E Enjte 16 Dhjetor 2021, 12:12

Çfarë ndodhi? Noizy arrestohet nga policia në Kosovë

Mbrëmjen e djeshme është arrestuar një person në pikën kufitare në Vermicë. Sipas gazetës "Express", bëhet fjalë për reperin e njohur Noizy, i cili ka pasur aktive një urdhëresë të gjykatës.

“Mbrëmë në pikën kufitare, në Vermicë nga policia është ndaluar një person, i cili është shoqëruar në stacionin policor Qendra në Prishtinë. Ndaj tij ka  qenë aktive një urdhëresë të gjykatës. Zyrtarët policor në koordinim me institucionet përkatëse, po kryejn veprimet e nevojshme procedurale”, ka njoftuar zëdhënësja e rajonit të Prishtinës, Flora Ahmeti për Express.

Burimi: "Gazeta Express"